Home Lajme KOSOVË Infermierë në hyrje të sallave’, kështu pritet të organizohen dasmat tash e...

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës po kërkon nga Ministria e Shëndetësisë lejimin e mbajtjes së dasmave, bazuar në një manual.Pritet që personat e parë me të cilët do të kenë kontakt të ftuarit në dasma dhe ahengje të tjera, do të jenë infermierët, shkruan lajmi.net.Kjo bazuar në manualin që e ka përgatitur Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, me të cilin kërkon lejimin e organizimit të dasmave pas uljes së rasteve me COVID-19 në vend.Sipas këtij manuali, infermierët do të qëndrojnë tek dera e sallës, ku do të kontrollojnë temperaturën e të ftuarve.“Bazuar në faktin se në ditët e fundit kemi rënie të dukshme të numrit të të infektuarve, dhe tashmë Manuali si të veprohet është i gatshëm, OHTK kërkon që të lejohen Ahengjet dhe Dasmat. Bazuar në premtimet e marra, OHTK-ja beson se së shpejti do të hapen Ahengjet, Dasmat dhe Banjat”, thuhet në kërkesën e tyre drejtuar MSH-sëSipas këtij manuali, infermierët do të qëndrojnë në një orar pune prej dy orësh, ku do të kontrollojnë temperaturën e gjithë të ftuarve dhe mëditja e tij do të jetë 30 euro, kurse për pagesën duhet të kujdesen pronarët e sallave.Po ashtu, rregullat e reja do të vlejnë edhe për kamarierët.“Punëtorët ose kamerierët do të shërbejnë me dorëza dhe do ta kryejnë shërbimin në një tavolinë me diametër 2m në të cilën do të lejohen të ulen maksimum 8 persona, distancë 2m e tavolinës nga tavolina tjetër”, thuhet ndër të tjera në manual.Obligative do të jetë edhe posedimi i një liste me emrat e të pranishmëve në aheng, që në rast të ndonjë shenje apo dyshimi të virusit të kenë adresë për gjurmim dhe këto shënime të ruhen së paku dy javë si dhe lokali afarist të paraqesë se cili punëtor ka shërbyer në ato tavolina.Sa i përket stafit të sallave, të gjithë detyrohen t’i nënshtrohen kontrollit mjekësor nga mjekët sanitar.Po ashtu, bazuar në këtë manual. pronarët e sallave duhet të dezinfektojnë objektin, sallën, kuzhinën dhe të vendosin shenja paralajmëruese për kujdes të shtuar si dhe dezinfektues me bazë alkooli nëpër salla.“Menaxhmenti do të ketë rol kyç dhe të jenë në nivel detyre me qëllim të respektimit të masave nga ana e stafit në mënyre efektive t’i kontrolloj pikat dezinfektuese brenda dhe jashtë objektit të kujdeset që ato të jenë të mbushura me produkte si sapun dhe dezinfektues të kujdesen në pastërtinë e stafit si dhe pauza të shkurta kohë pas kohe personat përgjegjësi të kontrollojnë zbatimin e masave”, thuhet tutje në manual.

KULTURË

0 47

Solistja Profesoresha Rejhan Kodrazi, në Violin Profesor Rahmi Ymeri dhe Piano Eda Vllaço Shkolla e Muzikës Prizren