Home Lajme Inspekorati në Prizren konfiskon mallëra me afat të skaduar

Si rrjedhojë e afrimit të festave të fundvitit, DI ka filluar me rritjen e inspektimeve rutinore.Me këtë rast, në inspektimet e realizuara gjatë dy ditëve të fundit është bërë asgjësimi i artikujve të ndryshëm ushqimorë, sidomos të atyre me prejardhje shtazore, në vlerë prej rreth 1500 euro.Drejtoria e Inspektorateve fton të gjithë bizneset që t’i përmbahen rregullave dhe procedurave për kujdesin e artikujve me afat të skaduar.Kujdesi ndaj shëndetit të qytatarëve mbetet prioritet kryesor dhe obligim i Drejtorisë së Inspektorateve.