Home Lajme KOSOVË Inspektorati në Prizren dënon me 2.000 euro PDK- në

Si Drejtori e Inspektorateve kemi një bashkëpunim të madh me inspektorët e AUV e kjo u vërtetua edhe mbrëmë ku pas inspektimit në mbrëmje kemi hasur në një tubim nga subjekti politik PDK, që i shkel të gjitha rregullat dhe ligjet e pandemisë. Fatkeqësisht kemi njerëz që kanë humbur jetën nga COVID-19, biznese që kanë falimentuar si pasojë e ligjeve në fuqi andaj më nuk do të rrijmë duarkryq as ndaj subjekteve politike, cilidoqoftë ai subjekt.
Ftoj të gjitha subjektet politike para se të mendojnë për marrjen e votës nga qytetarët të mendojnë edhe për jetën e tyre!
Boll ma!

P.S të gjitha gjobat do të shqiptohen vetëm me daljen e inspektorëve në vendngjarje dhe jo me anë të fotografive që gjithçka të jetë transparente edhe për subjektet politike, ka shkruar drejtori i inspektoratit Edon Muqaj.