Home Lajme Inspektorati në Prizren rrënon dy objekte në lagjen Arbana

Drejtoria e Inspektoratit sot ka bërë rrënimin e dy objekteve, për shkak se objektet në fjalë ishin ndërtuar në pronën e Komunës së Prizrenit.

Drejtoria e Inspektoratit njofton se vendimi për rrënimin e objekteve në fjalë është marrë pasi që invesitori ka vazhduar punimet drejt përfundimit të objekteve, përkundër urdhrit të DI-së për ndalimin e punimeve. Ndërkaq, ankesat e parashtruara nga invesitori në Komisionin e Komunës së Prizrenit dhe po ashtu në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, janë kthyer me përgjigje negative.

Po ashtu, invesitorit i është dhënë afati 15 ditor për rrënimin e objekteve në mënyrë vullnetare, por i njëjti nuk i është përmbajtur këtij afati të përcaktuar në bazë të ligjit.

Drejtoria e Inspektoratit apelon tek të gjithë qytetarët që të mos fillojnë ndërtimin e objekteve pa leje dhe se në të kundërtën do të merren masa sipas ligjeve në fuqi.