Home Lajme KOSOVË IPK arrestoi një person nga stafi civil i Policisë së Kosovës i...

Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar sot një punonjës të PK-së (staf civil – pa autorizime policore) me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

IPK ka pranuar përmes “Linjës së Kaltër” (numrit të telefonit pa pagesë 080003333) lidhur me dyshimin së një punonjës i PK-së ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor” në Prishtinë.

Menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së, i janë përgjigjur thirrjes dhe pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe të dyshuarit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me rastin e njëjtë, janë njoftuar edhe eprorët e tij në PK për procedim të mëtutjeshëm në aspektin disiplinor.

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.