IRAK – USHTRIA VAZHDON PËRPARIMIN PËRBALLË DAESH-it
Ushtria irakiane evakuan 10.000 civilë nga një sektor që rimorrën të enjten nga organizata terroriste DAESH, në provincën e Al-Anbar dhe vazhdojnë ofensivën duke ngjitur Luginën e Eufratit, njoftoi një zëdhënës.
“Forcat antiterrorizëm dhe trupat e armatosura liruan sektorin e Zankuras”, deklaroi zëdhënësi i shërbimeve antiterrorizëm, Sabah al-Noman.
“Ato evakuan 10.000 persona për t’i vendosur në një vend të sigurt”, vazhdoi ai.
Ky rajon, që ndodhet 125 kilometra larg Bagdadit, ndodhet në rrugën e Hitit, një qytet që është objektivi i radhës i ushtrisë irakiane. /TRT/