Home Sport Irani pengon sportistët amerikanë

Zyrtarët e Iranit kanë deklaruar se nuk do të lejojnë sportistët nga SHBA-ja të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të Mundjes së Stilit të Lirë i cili do të zhvillohet në qytetin Kirmanshah. Ky vendim ka ardhur si reagim ndaj dekretit të Presidentit Donald Trump për ndalimin e vizave për disa vende muslimane.

Sipas një lajmi të agjencisë së studentëve në Iran, ISNA, Federata iraniane e Mundjes i ka dërguar një letër Unionit Ndërkombëtar të Mundjes (FILA), që në Kampionatin Botëror të Mundjes së Stilit të Lirë i cili do të zhvillohet më 16-17 shkurt në Kirmanshah, të zëvendësojë skuadrën e SHBA-së me një tjetër.

Në letrën e dërguar thuhet se vendimi i Trumpit është “larg nga diplomacia” dhe “jo etik”. Në të thuhet gjithashtu se Irani nuk do të pranojë skuadrën nga SHBA-ja si përgjigje për vendimin.

Në kampionatin botëror të mundjes së stilit të lirë i cili do të zhvillohet në qytetin Kirmanshah, në datat 16-17 shkurt krahas SHBA-së marrin pjesë shtete si, Irani, Turqia, Rusia, Azerbajxhani, India, Gjeorgjia dhe Mongolia.