Home Lajme BOTË “IRANI TRANSPORTON LUFTËTARË NË SIRI ME AVION AFGANË”

Zbulohet se Irani ka marrë me qira avionë pasagjerësh nga Afganistani për të transportuar luftëtarë në Siri dhe Irak. Kryetari i Komitetit të Transportit dhe Telekomunikacionit në kuvendin afgan Kajs Hasan njoftoi se avionë civilë afganë kanë transportuar luftëtarë të armatosur dhe të maskuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Televizioni El-Arabija në lajmin e tij të bazuar në agjencinë e lajmeve Bohdi në Afganistan ka theksuar se Kryetari i Transportit dhe Komunikacionit i cili është një ndër emrat e njohur në kuvendin afgan ka njoftuar se është shkelur marrëveshja e nënshkruar mes Iranit dhe Afganistanit e cila parashikon tranportimin e udhëtarëve mes kryeqytetit Kabul dhe qytetit Meshed në Iran.

Hasan ka thënë se me avionët afganë të marrë me qira prej rreth një muaji transportohen në Siri dhe Irak luftëtarë të armatosur dhe me maska.

Hasan duke theksuar se kompania që ka marrë avionët afganë me qira është ajo Mahan Sepehr e cila njihet me afërsinë që ajo ka me Gardën Revolucionare iraniane ai ka shprehur se ai ka prova që vërtetojnë se muajin e kaluar mes Iranit-Irakut janë kryer një numër i madh i fluturimesh.

Hasan duke vënë në dukje se avionët shumë herë nga Kabuli në Meshde dhe që nga aty ka fluturuar në Bagdad dhe në Nexhef ai ka theksuar se autoritetet iraniane nuk lejojnë personelin e avionit që të shikojnë dhe ti pyesin pyetje udhëtarëve në avion.

Ai ka rikujtuar se marrja me qira e avionëve afganë në kushte normale nuk është shkelje e ligjit, por duhet të hetohet se për çfarë qëllimi do të përdoren këto avionë.

Ndërsa Ministri afgan i Transportit dhe Komunikacionit, Muhammedullah Bettash tha “Duhet të hetohet kjo çështje nëse avioni afgan ka transportuar persona të dyshuar. Kjo është një çështje politike që maja e saj prek interesat tona kombëtare”.

Ndërsa theksohet se autoritetet Iraniannë nuk kanë bërë asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me çështjen.

Pasagjerët nuk ia tregojnë ekuipazhit

Ndërsa Umid Mestur Drejtori i çështjeve administrative i kompaninë Ariana e cila ka dhënë me qira avionët afganë dhe që ka lidhje me Gardën Revolucionare iraniane ka theksuar se Irani avionët afganë i ka përdorur në shkelje me marrëveshjen në fuqi mes dy vendeve. Mestur ka thënë më tej se marrëveshja e nënshkruar parashikonte që Mahan Seper të paguante në muaj 10 mijë dollarë për transportimin e udhëtarëve nga Kabuli në Meshed. Kompania refuzon të paguajë borxhin që ka arritur afërsisht 2 milionë dollarë ndaj Ariana.

Sipas të dhënave në disa faqe interneti në Afganistan, Muhammed Davud Drejtori i sapoemëruar i kompanisë Ariana, i ka shkruar letër Parlamentit Afgan, Senatit dhe emrave të lartë të qeverisë se “Irani po përdor avionët afganë për të transportuar në mënyrë ilegale persona të armatosur”.

Davut në letrën e tij theksohet se ka tërhequr vëmendjen se autoritetet iranianë nuk lejojnë që ekuipazhi të pyesë kartat e identitetit gjatë udhëtimit ndaj personave që dërgohen në Irak.

Opozitarët që luftojnë në Siri kundër regjimit të Asadit që prej një kohe të gjatë theksojnë se në front ka prurje të militantëve dhe ushtarëve nga Irani dhe se në shumë pika të konflikteve ata janë përballur me këtë situatë.

KULTURË

0 2403

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...