Home Lajme KOSOVË Isa Mustafa infektohet me COVID-19

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Këtë e ka bërë të ditur vet ai në një postim në Facebook.
“Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditët në vijim to të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal!”, ka shkruar ai.

Ditëve të fundit edhe disa deputetë dhe zyrtarë të tjerë të LDK-së kanë rezultuar pozitiv me COVID-19