Home Lajme KOSOVË Ish deputeti dhe tani kandidati për deputet nga Vetëvendosje Eman Rrahmani qëdroi...
Ish deputeti dhe tani kandidati për deputet nga Vetëvendosje Eman Rrahmani qëdroi në Prizren
Ish deputeti dhe tani kandidati për një mandat të ri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje! Eman Rrahmani dje ka qëndruar në Prizren dhe Mushnikovë ku ka zhvilluar shumë takime me qytetarë, zejtarë e afaristë të Prizrenit. Ai ditën e nisi me faljen e namazit të Xhumasë në fshatin Mushnikovë dhe më pas i dëgjoi hallet e banorëve të këtij fshati. Pas Mushnikovës deputeti Eman Rrahmani vazhdoi me vizitat dhe takimet në Prizren.
Eman Rrahmani së fundmi u dëshmua për guximin e tij kur doli në mbrojtje të të Dërguarit të Allahut pas shpërndarjes së karikaturave nga ana e ambasadorit tê Kosovës në Francë.
Eman Rrahmani garon në listën e Lëvizjes Vetëvendosje! me numër 69.