Home Lajme KOSOVË Ish-guvernatori i BQK-së Hashim Rexhepi do të kompensohet me 204,307.00 euro për...

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar pjesërisht kërkesëpadinë ish-guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Hashim Rexhepi, i cili kishte kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), kompensimin e dëmit material dhe jo material në shumën prej 1,953,104.00 euro, për shkak të mbajtjes së tij në paraburgim si dhe masave tjera për sigurimin e pranisë së tij.Një shumë të tillë, ai e kishte kërkuar për shkak të pretendimeve se nga 23 korriku e deri më 23 nëntor 2010 ishte mbajtur në paraburgim, ku pas kësaj atij i ishin shqiptuar edhe masat tjera si dorëzania dhe paraqitja në Stacionin e Policisë deri më 16 shkurt të vitit 2011, ku sipas padisë edhe ishte liruar nga aktakuza me aktvendim nga ish-Gjykata e Qarkut në Prishtinë.Nga shuma totale prej 1,953,104.00 eurove, që ai kishte kërkuar në emër të dëmit material dhe jo material që i ishin shkaktuar me rastin e arrestimit të tij dhe qëndrimit në paraburgim për katër muaj, si dhe masat tjera, me aktgjykimin e 27 tetorit të këtij viti, Rexhepi do të kompensohet nga shteti në shumën prej 204,307.00 euro.