Home Lajme Ish politikani Prizrenas me plan për ndërtimin e banesave shumëkatëshe afër zonës...

Banorët e lagjes Tahir Meha e cila është në zonën e 2 historike të Prizrenit janë shqetësuar ditëve të fundit se në lagjen e tyre një ish politikan po planifikon të ndërtoj një kompleks afaristo banesor.

Ata kanë kërkuar që lagjes së tyre të mos ndryshohet destinacioni pasi që aty nuk ka kushte për qasje infrastrukturore për një projekt të tillë…

Ata janë deklaruar se do të kundërvihen ndaj një iniciative të tillë.

Ata kanë treguar edhe emrin e ish politikanit dhe funksionarit të lartë por për momentin Rtv Besa nuk do të shpalos identitetin e tij.