Home Lajme KOSOVË Jahjaga diskuton me Haradinajn për listat e veteranëve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në një takim kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn, të cilët kanë diskutuar rreth kategorizimit të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Dukagjinit.

Takimi është mbajtur pas letrës që Haradinaj, njëherit ish komandant i Zonës Operative të Dukagjinit të UÇK-së, i ka drejtuar Komisionit për Verifikimin e Statusit të Veteranit dhe Presidentes Jahjaga e kryeministrit Isa Mustafa.

Presidentja Jahjaga ka theksuar nevojën që të gjitha palët dhe institucionet të punojnë bashkërisht në respektimin e ligjit, kritereve dhe specifikave të zonave për të siguruar një proces gjithëpërfshirës që njeh dhe vlerëson meritat e secilit qytetar të Kosovës të angazhuar në përpjekjet tona për liri./Indeksonline/

 

KULTURË

0 3000

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...