Home Lajme KOSOVË Jashari lë të hapur mundësinë që të bashkohet me Osmanin

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, nuk ka mohuar mundësinë që t’i bashkohet iniciativës që pritet të themelohet nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.Ai në një intervistë të enjten për KosovaPress, ka lënë të hapur mundësinë që t’i bashkohet Osmanit, që pritet të garojë me iniciativë të saj në zgjedhjet e ardhshme, sipas të gjitha gjasave në shkurt.“Deri me sot nuk ka diçka të tillë, por që kam deklaruar edhe me herët që gjithçka do të jetë e hapur, në kohën e duhur”, ka thënë Jashari në lidhje me mundësinë që të bashkojë forcat me Osmanin.Jashari ka fituar postin e kryetarit të Skenderajt si kandidat i pavarur, ndonëse e kishte përkrahjen publike të PDK-së.Ndërkohë, Vjosa Osmani, që në këtë kohë është edhe ushtruese e detyrës së presidentes, ka paralajmëruar formimin e një iniciative qytetare për zgjedhjet e ardhshme, pasi është larguar nga LDK-ja.