Home Lajme BOTË JËLLDËRËM: ÇFARË PRET BOTA NGA NE, T’I THEMI PUÇISTIT MIRËSERDHE?!

Kryeministri Binali Jëlldërëm në deklaratën e bërë për gazetën The Guardian tha se nuk beson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të zënë vend pranë Fethullah Gylen, liderit të organizatës terroriste guleniste/struktura paralele në shtet (FETO/PDY).

Në reportazhin e publikuar në faqen e internetit të The Guardian, Jëlldërëm në lidhje me natën e tentativës së grusht shtetit, tha: “Ne arritëm në përfundimin se kjo ishte një tentativë ndaj popullit dhe e thirrëm atë që ti dalë për zot të ardhmes së tij”.

“Pas sprapsjes të arrestuarit ishin njerëz të veshur me uniformë ushtarake. Ata filluan menjëherë të flasin dhe rrëfyen ato që ndodhën. Siç është edhe shprehja në turqish ‘ata kënduan si bilbil’” u shpreh Jëlldërëm.

“Me aq sa kuptuam nga deponimi i tyre i parë kjo ishte një tentativë grusht shteti që planifikohej prej një kohe të gjatë dhe përparonin pak nga pak duke marrë e duhura. Kur rrëmbyen shefin e shtatmadhorisë i thanë se mund të merrnin në telefon liderin e organizatës terroriste Fethullah Gylen, kështu që edhe ai (shefi i shtatmadhorisë) mund të bëhej pjesë e kësaj lëvizjeje” tha kryeministri turk.

Fakti që Gylen jeton në Amerikë, popullit i sjell në mendje pyetje të tilla si “A është përfshirë edhe Amerika ose a e mbështet Amerika Gylenin?” tha Jëlldërëm dhe shtoi se Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një të shkuar shumë të gjatë marrëdhëniesh miqësie dhe aleance dhe nuk mendon se Amerika do të zërë vend pranë liderit të kësaj organizate terroriste.

Kryeministri Binali Jëlldërëm bëri të ditur se dosja në lidhje me tentativën e grusht shtetit të Gylenit nuk i është dërguar ende Amerikës dhe shoti: “Dosja do të dërgohet dhe nuk do të lerë vend për asnjë dyshim”.

“Pas kësaj pike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të mendojnë se çfarë bashkëpunimi do të bëjnë me Turqinë, një aleat strategjik i Amerikës në rajon dhe botë” u shpreh Jëlldërëm.

Personave që i ishin dhënë uniforma dhe grada, gjatë tentativës së puçit ushtarak u sollën si terroristë nënvizoi kryeministri turk dhe shtoi: “Ata vepruan kundër popullit, e vranë atë, bombarduan ndërtesa kritike si parlamenti, kryeministria dhe presidenca. Çfarë duhet të bëjmë ne me këta puçistë? A ti themi atyre, po bëtë shumë mirë, mirëserdhët? Ky duhet të jetë qëndrimi ynë? Ata që kritikojnë vendin tonë, çfarë presin nga ne?” /TRT/

KULTURË

0 2770

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...