Home Lajme KOSOVË Jetmir Qavollari, djaloshi 1 vjeçar nga Prizreni ka nevojë për ndihmën tuaj

Jetmir Qavollari, është vetëm 1 vjeç dhe ka pësuar gjakëdërdhje në kokë, me ç’rast ka nevojë për ndihmën tonë.

Babai i Jetmirit, Samiri, ka kërkuar publikisht nga njerëzit të vullnetit të mirë që ta ndihmojnë në shërimin e djalit të tij, pasi për shërimin e Jetmirit janë rekomanduar që të shkojnë në Tiranë. Kushtet jo të mira materiale në familje, e kanë shtyrë babain e Jetmirit që publikisht të kërkojë ndihmë materiale për shërimin e të birit, shkruan 04 Online.

“Urgjente…Ju Lutemi kush ka mundesi te na ndihmoje per me shpetu nje jete te ja kthejm buzqeshjen Jetmirit tone te vogel ka gjak derdhje ne koke sherim vetem jasht vendit,nr kontaktues : 044-187-237. Zoti ju shperbleft kush kontribon per Jetmirin o Vllazen per Hater Allahut na ndihmoni Selam Alejkum“, thuhet në mes tjerash në thirrjen e Samir Qavollarit./04online.info/

KULTURË

0 641

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...