Home Lajme KOSOVË JU FLET PRESIDENTI: MOS E PREKNI KISHËN NË OBORRIN E UP-ës

Protesta e mbajtur para kishës në oborrin e UP-së në Prishtinë ka shtyrë edhe presidentin e vendit të reagoj. Në profilin e tij zyrtar në Facebook ai ka shkruar se është e papranueshme dhe e turpshme protesta e sotme para objektit të Kishës në oborrin e UP-së.

Ju përkujtojmë se presidenti i Republikës së Kosovës asnjëherë nuk ka reagur kur është cenuar e drejta e muslimanëve të Kosovës, të cilët përbëjnë 95.6% të popullatës së Kosovës, e as bile në rastin e paradokohshëm kur një serb i rrethit të Gjilanit demoloi minaren e një xhamie në atë rajon. Presidenti i Kosovës nuk gjeti as kohë që festën e Kurban Bajramit ta kaloj me popullin e vet.

Për më tepër lexojeni të plotë statusin e presidentit në Facebook:

Është e papranueshme dhe e turpshme protesta e sotme para objektit të Kishës Ortodokse Serbe në Prishtinë dhe është e dënueshme dhuna që është manifestuar aty.

Pa marrë parasysh rrethanat dhe kohën në të cilën është ndërtuar cilido objekt, ne nuk guxojmë të lejojmë që të cenohen këto objekte, veçanërisht kur ato i përkasin komuniteteve fetare.

Çdo objekt fetar në Kosovë është dëshmi e tolerancës dhe dialogut ndërfetar që vazhdojmë t’i kultivojmë dhe me të cilët mburremi të gjithë.
Çdo kontest duhet të zgjidhet në mënyrë ligjore, me dialog ndërmjet palëve. E jo me veprime të njëanshme që nxisin urrejtje dhe dhunë. HTH

KULTURË

0 2793

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...