Home Lajme KOSOVË Kadri Veseli: Kam dyshime se jam prekur me COVID 19, sot e...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është testuar për COVID-19

Këtë e ka bërë të ditur vetë Veseli përmes një statusi në Facebook.

“Pas disa simptomave të lehta dhe dyshimeve që potencialisht mund të jam infektuar me Sars-CoV-2, sot e kam bërë testin. Në përputhje me rekomandimet e institucioneve, jam vetizoluar deri në konfirmimin e rezultatit”, ka shkruar Veseli.

Ai ka apeluar te qytetarët që t’i respektojnë masat kundër COVID-19.

“Apeloj te të gjithë qytetarët që t’i respektoni masat, t’i vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën!”, ka shkruar Veseli.

KULTURË

0 46

Solistja Profesoresha Rejhan Kodrazi, në Violin Profesor Rahmi Ymeri dhe Piano Eda Vllaço Shkolla e Muzikës Prizren