Home Opinione KAMIKAZI PROFAN

Shkruan: Akif Emre, TURQI

Mësymja e fundit për grusht shtet, në shikim të parë aludon në një sulm kamikaz. Forma e funksionimit të një mësymjeje për grusht shtet, që do të përfundojë ose me robërimin e shtetit ose me shkatërrim të tij, pavarësisht nëse ka apo nuk ka rrezultate, ngjason shumë në një lloj sulmi që s’ka kthim mbrapa. Karakteristika më e madhe e sulmeve kamikaze bazohet në strategjinë e cila duke e sakrifikuar veten synon t’i dëmtojë sa më shumë objektivat e armikut. Secila njësi përpiqet të arrij sukses, duke e shkatërruar edhe veten së bashku me cakun e përbashkët që për këtë njësi është i pavarur. Forma e funksionimit të bastisjes së asaj nate e cila u bë në emër të provës së fundit për grusht shtet, kuptohet se është e bazuar në një plan shumë më të sofistikuar.

Kur mendojmë se kemi të bëjmë me një proces përgatitor shumë të gjatë dhe me detaje të planifikuara shumë mirë, kuptohet se më ndryshe se sulmet kamikaze, ka më shumë gjakftohtësi se emocionalitet dhe se secila fazë është realizuar në fshehtësi shumë të madhe. Sa i përket këtij aspekti, edhe nëse lë përshtypje të përfshirjes së një mendjeje strategjike, përkufizimit kamikaz i shkon përshtati për shkak të përmbajtjes së saj.

Për më shumë se kushtet e formës së ngjarjes, më e rëndësishme është gjendja shpirtërore e cila e nxit këtë veprim. Kmikazët Japonez, cakun e sulmonin duke e marrë parasysh sulmin në emër të të “Birit të Diellit”. Në fund të fundit po flasim për një perandor i cili vjen nga loza e Perëndisë dhe që ka gjendje shpirtërore ku e sakrifikon veten në emër të Birit të Diellit. Derisa vlera për hir të së cilës e kanë marrë parasysh vdekjen është mbi çdo gjë dhe e kthjellët edhe mënyra e sakrifikimit të vetes nga ata që kanë vdekur, është mjaft e kthjellët dhe na flet për një shenjtëri. Këtu është në pyetje një element i rëndësishëm që i dallon kamikazët japonez, andaj komentet që s’e marrin parasysh këtë situatë, kanë rrezik të jenë të gabuara. Derisa i hyhet një sulmi, i cili nga aspekti i kushteve të formës nuk ka kthim mbrapa, më shumë përparësi i jep shkatërrimit të tij sesa arritjes te caku. Por pika kryesore që i ndan sulmuesit nga kamikazët është reflektimi i një gjendje të tyre shpirtërore në të cilën për nga aspekti i qëllimit, cakut dhe metodës së përgatitjes, specifikisht i përket atyre që e kryejnë një detyrë të shenjtë.

Kamikazi ndjehet krenar për këtë detyrë të shenjtë dhe me veprimin e tij, nuk e fsheh sakrificën që e bën. Këtë detyrë të shenjtë e kryen aq haptazi në mënyrë që të jetë shembull se si e sakrifikon veten për Birin e Diellit.
Reflektimi i një sulmi kamikaz të bastisjes gjatë mesnatës, sipas të gjitha gjasave duhet të jetë e tillë për shkak të hyrjes së tyre në një rrugë pa kthim. Por këtu jemi ballë për ballë me një lloj shkatërrimi i cili, nuk është sheshazi as për nga faza e përgatitjes e as për nga ideali për të cilin vdesin.

Gjendja e tillë ku për ta shkatërruar cakun, sulmohet pa dhimbje, nuk privohet askush nga derdhja e gjakut dhe vrasja e të pafajshmëve, mund të sqarohet vetëm me një lidhje mistike.

Por ja që nuk e vërejmë asnjë kauzë, as vlerat dhe asnjë krijesë që e përfaqësojnë, për hir të së cilës e marrin parasysh vdekjen dhe vrasjen. Çdo gjë është e fshehtë dhe sekrete.

Në këtë fazë, as në jetën e as në personalitetin e tyre nuk relektohet dimensioni mistik i sakrifikimit të vetvetes. Jemi ballë për ballë me paraqitjen tejet të sëmurë të gjendjes së adaptimit. Derisa nga ky aspekt kemi të bëjmë me demonstrimin e një gjendje sentetike, madje që mund ta quajmë materialiste, mund të flasim për një formë të kamikazëve sekularë. Çdo e vërtetë që e ushqen shpirtin e të adaptuarve ose çdo pretendim për të vërtetën, ka nevojë të reflektohet në çdo moment. Kurse në këtë situatë kemi të bëjmë me një strukturë e cila, të vërtetën e saj e tërheq mbrapa, madje e mohon atë, s’e mbron asnjë vperim të cilit ia mësyn, fytyrën e ka vazhdimisht të maskuar dhe këtë e kthen në një strategji të organizuar.

Një strukturë e cila s’e mbron asnjë veprim kamikaz të cilit ia mësyn, s’i mbron realizuesit e saj dhe që i shmanget me ngulm bartjes së misionit të kryerësve të veprimit, mund të sqarohet vetëm me shenjtëri profane. Këtyre veprimeve s’u del zot as perandori që është i Biri i Diellit, e as ata që për hir të saj e marrin parasysh ta shkatërrojnë çdo lloj caku. Natyrisht, derisa të jenë të suksesshëm. Çdo lloj shkatërrimi mund të realizohet me çdo lloj metode. Në këtë fazë veprimi bëhet duke mos u marrë parasysh asnjë e vërtetë dhe asnjë vlerë. Këtu flasim për një model të organizimit ku gjatë tërë jetës mbajtja e maskës shndërrohet në mënyrë jetese, dhe ku të jetuarit e tillë në mënyrë të vazhdueshme është shndëruar në moral.

Për këtë arsye pas grusht shtetit të 15 Korrikut, askush s’do t’i mbroj dhe s’do qëndrojë hapur pas këtyre veprave që i ka bërë; përveç atyre që kanë pësuar dëmtime psiqike. Pjesa tjetër sërish do të vazhdojë aty ku ka mbetur me të njëjtën maskë. Por për këtë botëkuptim forma e realizimit të asnjë vlere, të vërtete dhe moralitet; nuk është i rëndësishëm sa rrezultati që duan ta arrijnë, pra suksesi. Përkundër të gjitha mangësive, karakteristika më e madhe e rrymës kryesore Islame në Turqi është të qenurit të tyre të hapur, transparent, para syve të çdokujt dhe gjithçkahit dhe se aktorët janë figura të qarta që mund të japin llogari. Karakteristika e cila i ndan këto struktura të mbyllura mistike që nuk dihet në emër të kujt veprojnë dhe kundrejt karshi janë përgjegjëse, përtej llogaridhënies e vërejmë dominimin e një lidhjeje të shenjtëruar.

Grusht shteti të cilit ia mësynë në mes të natës, çfarëdo që t’i ketë rrezultatet politike, për shkak të derdhjes së gjakut, do të ketë goditje afatgjate në Turqi ndaj atyre që janë të ndjeshëm ndaj muslimanëve. Në shkallë më të gjerë, të gjithë ne dhe tërë atdheu ynë do ta ndjej efektin shkatërrues të legjitimitetit të fjalimeve dhe veprimeve Islame, që e morrën nga grusht shteti i mesnatës.

E përktheu: Emir Hukallo