Home Lajme KOSOVË Kaq euro dëme kushtuan autobusëve “Nata e Shtriganëve”

Autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë janë sulmuar mbrëmjen e së shtunës me vezë dhe gurë të ashtuquajtur si “nata e shtrigave”. Kryeshefi i ndërmarrjes ka treguar për Express sa janë dëmet e shkaktuara nga sulmet me vezë e me gurë që u bënë në drejtim të autobusëve.40 autobusë të Trafikut Urban të cilët ishin në qarkullim u sulmuan mbrëmjen e së shtunës në kryeqytet.Si pasojë e gjuajtjeve nga qytetarët, Trafikut Urban i janë shkaktuar edhe dëme materiale. Kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Lulzim Rexhepaj, ka thënë për Gazetën Express se vlera e dëmit të shkaktuar kap shifrën mbi 3 mijë euro.“Më 31 tetor janë sulmuar të gjithë autobusët që kanë qenë në qarkullim, gjithsej 40. Përpos që janë gjuajtur me vezë, në dy raste ka pasur goditje edhe me gurë, janë dëmtuar dy xhama të dy autobusëve, janë thyer. Për neve kjo paraqet sjellje vandale nga fëmijë të paedukuar, dhe të papëtgjegjshëm ndaj pronës publike. Komisioni vlerësues ka vlerësuar dëmtimet në autobusë djhe konstatojnë se bvlera 3 mijë e 500 euro”, ka deklaruar Rexhepaj.Ai tha se këto dëme do të mbulohen nga të hyrat e ndërmarrjes.Ndërkohë, Rexhepaj shtoi se gjatë kohës kur janë sulmuar autobusët, ka pasur udhëtarë, por nuk janë lënduar.“Gurët nuk kanë dëmtu brenda, sepse rreziku ka qenë të lëndohen udhëtarët, por nuk ka ndodhur. Këta fëmijë huliganë duhet të edukohen. Apeloj te prindërit që t’i edukojnë, këshillojnë dhe ua sqarojnë fëmijëve të tyre se prona publike në asnjë manifestim nuk duhet të dëmtohet. Kjo që po ndodhë, me rastin e manifestimit që nuk ka ndonjë sqarim mitologjik e aq më pak logjik, që të dëmtohen autobusët. Kur me këta autobusë jemi në shërbim të të gjithë qytetarëve”, ka deklaruar Rexhepaj.Ndërkohë, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti kishte kërkuar nga qytetarët që të mos i sulmojnë autobusët.Kjo kërkesë e Ahmetit erdhi pasi edhe në vitet e kaluara ka pasur të tilla sulme ndaj autobusëve të Trafikut Urban, të cilëve u janë thyer xhamat.