Home Lajme Kaq vota morën kandidatët për deputetë të PDK-së në Prizren

Kaq vota morën kandidatët për deputetë të PDK-së në Prizren

PDK-ja në Prizren kishte kandiduar me tetë kandidatë, përkatësisht me Kryetarin e Degës, Shaqir Totaj, për të vazhduar me Kujtim Gashin, Ymran Fusha, Kadri Kryeziu, Luljeta Veselaj – Gutaj, Novitet Nezaj, Urata Tahiri dhe Bear Berisha.

Këto janë rezultatet preliminare për tetë kandidatët e PDK-së në Prizren:
Shaqir Totaj: 5, 249 vota;
Kujtim Gashi: 6, 421 vota;
Luljeta Veselaj – Gutaj: 1, 071 vota;
Urata Tahiri: 461 vota;
Bear Berisha: 4, 834 vota;
Ymran Fusha: 2, 057 vota;
Kadri Kryeziu: 1, 887 vota;
Novitet Nezaj: 1, 191 vota.
Ju kujtojmë se rezultatet janë preliminare, ndërsa mungojnë edhe rezultatet e 15 votimeve. Gjithsesi, me shpalljen e rezultateve finale nga KQZ-ja, do të dihet rezultati real për kandidatët e PDK-së për deputet, e poashtu se cili nga ata ka arritur ta fitoj një vend në Kuvendin e Kosovës.