Home Lajme BOTË Karadavi: Ndaj Turqisë zhvillohen fushata të qëllimshme

Kreu i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, Jusuf Karadavi dënoi ashpër fushatat dhe deklaratat që bëhen kundër Turqisë

Kreu i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, Jusuf Karadavi dënoi ashpër fushatat dhe deklaratat që bëhen kundër Turqisë në lidhje me ngjarjet armene të vitit 1915.

Në deklaratën e bërë në faqen zyrtare të unionit Karadavi shkruan kështu:
“Ne japin përkrahjen e plotë Turqisë, e cila është një vend myslimanë, e zhvilluar dhe e drejtë në qëndrimin e saj përballë rrymave qëllimkeqe që si objektiv marrin rolin moral të saj në arenën ndërkombëtare”.

Në deklaratë ndër të tjera thuhet se përveç shtrembërimit të historisë dhe manipulimit me numrin e të armenëve të vdekur në ngjarjet e vitit 1915 neglizhohet edhe numri i myslimanëve të cilët humbën jetët e tyre në këto ngjarje.
“Dëshmia më e madhe se këto pretendime nuk janë asgjë tjetër veç se gënjeshtra është mospranimi i thirrjes së bërë nga ana e Turqisë për studimin e arkivave në lidhje me këto ngjarje nga ana e historianëve të pavarur dhe të ndershëm dhe publikimi i rezultateve të këtyre studimeve”, thuhet në mes tjerash në deklaratë.

“Historia nuk harroi ushtarët evropianë, të cilët kryen masakra në Jerusalem dhe Damask gjatë fushatave të kryqëzatave. Edhe masakrat e kryera ndaj myslimanëve të Andaluzisë (Spanjë) janë ende në kujtime. Bota sot dëshmon represalieve që Izraeli kryen ndaj popullit të pafajshëm palestinezë”, shkruan Karadavi në deklaratën e tij.
Karadavi krahas masakrave të kryera ndaj myslimanëve në Guantanamo dhe Ebu Garib rikujtoi edhe masakrat ndaj myslimanëve që kryhen në Mianmar dhe Republikën e Afrikës Qendrore. /trt/

KULTURË

0 2705

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...