Home Sport KARAXHIC: SHQIPTARË DO E PAGUANI SHTRENJTË NËSE GABONI

Shumë drejtues në FSS (Federata Serbe e Futbollit) kanë frikë dhe paralajmërojnë se ekstremistët mund “të mbijnë” aty ku s’e pret dhe të rrezikojnë kombëtaren e delegacionin serb.

Presidenti Tomislav Karaxhiç nuk ka frikë nga shfaqje të nxehta dhe, në rast të ndonjë problemi apo sulmi mbi lojtarët serbë, kreu i FSS thotë për “Kurir”:

“Për shqiptarët është me rrezik të madh nëse ndodh ndonjë incident. Unë mendoj se nuk do t’ia lejojnë vetes asgjë të ndaluar, por në qoftë se ka një problem, ne kemi një skenar dhe e dimë si ta vëmë në përdorim, ashtu siç bëmë në Beograd.

Edhe pse nuk jam i frikësuar nga ndonjë dhunë në Shqipëri, masat i kemi marrë për çdolloj situate. Unë pres që FSHF­ja, që organizon këtë ndeshje, të jetë në nivelin më të lartë. Kur isha katër ditë në Maltë pata një takim të organizuar nga UEFA, ku ishin edhe presidenti e sekretari i përgjithshëm i FSHF­së.

Presidenti Duka ka premtuar vendosmërisht se gjithçka do të jetë në rregull, sepse kjo është në interesin e tyre. Unë besoj se do të kemi një pritje miqësore.” Diçka e mirë, që presidenti i futbollit serb nuk mundohet t’i hedhë “benzinë zjarrit”, edhe pse zëvendësi, Goran Milanoviç, tha një ditë para tij se ekziston mundësia që autobusi me delegacionin serb të sulmohet në fshatrat mes Tiranës dhe Elbasanit. Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme, një ditë historike për Shqipërinë”, u shpreh ai, raporton Telesport.