Home Lajme Katër aksidente dje në Prizren, 14 persona të lënduar

Gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur katër aksidente me të lënduar në qytetin e Prizrenit.Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, tregohet se nga këto aksidente, kanë mbetur të lënduar 14 persona.Më poshtë keni raportin për katër aksidentet:Rr. Mursel Osmanaj, Prizren 31.10.2020 – 11:10. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj Kos. dhe një femër Kos. të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar.Fsh. Mushtisht, Prizren 31.10.2020 – 14:00. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj Kos. dhe një femër Kos. të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar.Rr. Ismail Kryeziu, Prizren 31.10.2020 – 19:50. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tre automjeteve me targa vendore me ngasës meshkuj. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër meshkuj dhe një femër të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar.Te rrethi ish-Benaf, Prizren 31.10.2020 – 21:40. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti me targa vendore dhe një motoçiklisti me ngasës.Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj të cilët pas marrjes së tretmanit mjekësor janë liruar.