Home Lajme KOSOVË KELANI: S’KA KËRCËNIM DIREKT PËR KOSOVËN

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës ka theksue se Policia e Kosovës në raport me shtetet e rajonit ka rritë masat e sigurisë kudo në Kosovë, si një preventivë për të parandaluar çdo sulm eventual që mund të ndodhë.

Kelani ka theksuar se Policia e Kosovës nuk ka ndonjë informatë konkrete për ndonjë sulm terrorist nga ISIS-i, por sipas tij, policia ka marrë masat e duhura dhe ka shtu patrullimet për të siguruar dhe mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës ka numër të konsiderueshëm për të qenë në gadishmëri të plotë për ndonjë sulm eventual që mund të ndodhë.

Kelani ka thënë se për momentin situata është e qetë dhe stabile sa i përket sigurisë dhe nuk ka ndonjë indikacion që mund të rrezikohet jeta e qytetarëve.

Zëdhënësi i Policisë këto komente i ka bërë në emisionin ‘Rrokum Roll’ në Televizionin Rrokum.

KULTURË

0 2774

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...