Home Lajme KOSOVË Kërcënohet Zafir Berisha, policia në Prizren fillon hetimet

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha dje është kërcënuar nga një person përmes rrjeteve sociale.Rasti është paraqitur menjëherë në Policinë e Kosovës në Prizren dhe i njëjti është duke u hetuar.Kërcënimin e ka konfirmuar për IndeksOnline vet Berisha duke thënë se ishte një fyerje në formë kërcënimi në adresë të familjes sime.“Nivel shumë i ulët i racës që ju është bërë “lavazh i trurit” nga sekti politik. Për mos me u marrë privatisht edhe pse nuk e njoh, e njoftova policinë”, ka deklaruar Berisha.