Home Lajme KOSOVË Kërkohet dënimi për Lushtakun dhe Selimin

Të premten në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, në veri të këtij qyteti, prokurori i EULEX-it, Charles Hardaway, ka dhënë fjalën e tij përfundimtare në gjykimin kundër shtatë të akuzuarve për krime lufte të njohur si grupi “ Drenica 1”, në mesin e të cilëve janë edhe ish-komandanti i UÇK-së Sylejman Selimi dhe kryetari i Skënderajt Sami Lushtaku.

Ai, në fjalën e tij veç tjerash ka potencuar se prokuroria është e mendimit se të gjithë të akuzuarit janë përgjegjës për krime, sepse individualisht, apo në bashkëkryerje me të tjerët, kanë arrestuar dhe burgosur në mënyrë të paligjshme, si dhe kanë marrë pjesë në rrahjen, keqtrajtimin dhe vrasjen e civilëve, transmeton kp.

Përveç Sylejman Selimit dhe Sami Lushtakut, të akuzuarit tjerë në këtë proces janë edhe Sahit Jashari, Jahir Demaku, Sabit Geci, Avni Zabeli dhe Ismet Haxha.

Hardaway të njëjtën e ka thënë edhe dje në rastin “Drenica 2” ku për veprat e njëjta akuzohen tetë persona tjerë, të gjithë ish-ushtarë të UÇK-së nga rajoni i Drenicës. (INA)

KULTURË

0 3000

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...