Home Lajme KOSOVË Kërkohet heqja e orës policore, Arben Vitia mbledh nesër kryetarët e komunave

Kërkohet heqja e orës policore, Arben Vitia mbledh nesër kryetarët e komunave
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, do të takojnë nesër kryetarët e komunave dhe përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Express mëson se në takimin që është ftuar nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, ku do të jetë edhe ministri i Shëndetësisë, do të flitet rreth masave anti-COVID.

Mbledhja virtuale e cila do të mbahet në orës 10:00, është ftuar pas takimit të sotëm të kryetarëve të komunave, ku i kërkua që të hiqet ora policore dhe të hapet gastronomia.