Home Lajme BOTË Kërkohet ndalimi i hapjes së shkollës së FETO-s me “dokumente false” në...

Kërkohet anulimi i miratimit të dhënë për shkollën me kontratë (Charter) që organizata terroriste FETO dëshiron të hapë me “dokumente të falsifikuara” në rajonin New Jersey të SHBA-ve.

Sipas lajmit në faqen “NorthJersey.com” bëhet e ditur se autoritetet e arsimit në qytetin Linden në kërkesën dërguar Zyrës Arsimore në New Jersey kanë njoftuar se në kërkesën e bërë për hapjen e kësaj shkolle janë përdorur “domukente dhe nënshkrime të falsifikuara”.

Autoritetet për këtë arsye kanë kërkuar që të shpallet i pavlefshëm miratimi i dhënë për shkollën në fjalë, të ndalohet hapja e kësaj dhe të merret dekalarata mbrojtëse për këtë.

Autoritetet në kërkesën prej 65 faqesh kanë shprehur se është marrë me mashtrim miratimi i “Union Arts and Science Charter School” e cila do të financohet me paratë e taksapaguesve dhe se nuk duhet të injorohet fakti i paraqitjes së dokumenteve false.

Më parë ishte zbuluar se FETO ka kryer falsifikime në dokumentet e shkollës që kërkon të hapë në qytetin Linden në New Jersey.

Zyrtarët kanë vënë në dukje se në dy kërkesat që FETO ka paraqitur në Zyrën arsimore të rajonit janë adresa të rrugëve të cilët nuk ndodhen brenda kufijve të qytetit, ndërsa adresa në njërën prej kërkesave është vetëm një arë boshe. Ndërkohë, në një dokument tjetër ndodhet emri dhe firma e një gruaje e cila është shprehur se nuk i ka parë asnjëherë këto kërkesa në fjalë.

Ndërsa ishte zbuluar se edhe shumë firma (nënshkrime) janë falsifikuar në kërkesën e cila mbështet hapjen e “Union Arts and Science Charter School”.

Zyrtari i rajonit John Horre, i cili ka punuar për 30 vite në policinë e Linden ka thënë se kanë pyetur banorët që jetojnë në qytet në adresat e paraqitura në kërkesë. Ai ka shtuar se kur i kanë pyetur për personat që kanë firmosur kërkesat nëse jetojnë apo jo në ato adresa janë përgjigjur se “kjo është adresa ime, jetoj këtu që prej vitesh dhe me atë emër këtu nuk jeton njeri”.

Horre ka shpjeguar se fillimisht kanë vizituar 24 adresa ku kanë vërejtur se në 19 prej tyre aty nuk jetonin personat që përmenden në kërkesa.

Inspektori i shkollave në Linden, Danny Robertozzi, thotë se kjo është qartë një mashtrim dhe se duhet të anulohet kjo kërkesë me dokumente të falsifikuara.

Aplikimi i FETO-s me dokumente të falsifikuara është miratuar nga drejtori i shkollave ‘charter’ për rajonin New Jersey, Harold Lee i cili në muajin korrik është larguar nga detyra e tij. Tani Lee punon si shef i strategjisë së shkollave zinxhir i Learn të FETO-s.

Shkolla Union Charter aplikimi i së cilës është pranuar më parë dhe e cila pritet të hapet në muajin shtator do të jetë shkolla e pestë në zinxhirin “iLearn” të FETO-s.

Më parë është bërë e ditur se 7 shkolla që FETO drejton në New Jersey vitin e kaluar kanë marrë më shumë se 60 milionë dollarë financime dhe se disa nga themeluesit e këtyre institucioneve arsimore kanë dhënë donacione politike me qindra mijëra dollarë.

KULTURË

0 1842

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...