Home Lajme Këshilli i BE-së nesër publikon konkluzionet për situatën në Maqedoni

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, nesër në suaza të Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE­-së për herë të parë do të sjellin konkluzion edhe në lidhje me gjendjen politike në Republikën e Maqedonisë.

Sipas dokumentit me propozim­përfundimet, që është miratuar në mbledhjen e fundit të ambasadorëve të vendeve të BE­së në suaza të grupit KOREPER, e të cilën ekskluzivisht e publikon MIA, në konkluzionet për Maqedoninë ka katër paragrafe, të gjitha sipas propozimit të Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme dhe kanë të bëjnë me krizën politike në vend.

Në paragrafin e parë shefat e diplomacive evropiane pritet ta përsërisin përkushtimin e Unionit në suaza të agjendës së Selanikut, si dhe në përfundimin e Samitit të Këshillit Evropian prej 16 dhjetorit të vitit të kaluar dhe në vërtetimin e statusit të kandidatëve të Maqedonisë.

Megjithatë, sipas propozimit të shërbimit të Federika Mogerinit, BE­ja gjithashtu do të shpreh “brengë të thellë për gjendjen e përkeqësuar në vend, veçanërisht në fushën e qeverisjes të së drejtës, të drejtat bazë dhe liritë e mediave, si vlerat themelore demokratike, të cilat janë në zemrën e politikës për zgjerim të BE­së”.

Në paragrafin e dytë për Maqedoninë, Këshilli i nesërm i BE­së, sipas propozimit të EEAS, duhet të miratojë se “Këshilli u bën thirrje të gjitha palëve të ndërmarrin masa urgjente ndaj gjendjes së përmbajtur, ta rifillojnë dialogun politik dhe besimin në institucionet, si dhe ta hulumtojnë përmbajtjen e akuzave me respektim të tërësishëm të proceseve të nevojshme”.

Më tutje, sipas propozimit të Shërbimit Diplomatik Evropian, Këshilli i Unionit në paragrafin e tretë për Maqedoninë duhet ta përshëndesë ndërmjetësimin e anëtarëve të Parlamentit Evropian në bisedat mes partisë kryesore qeveritare dhe opozitare dhe t’u bëjë thirrje të dy palëve “të tregojnë përmbajtje dhe të fokusohen në gjetjen e zgjidhjes së krizës së tanishme politike”.

“Duke e riafirmuar nevojën për përkushtimin e vazhduar të BE­së dhe duke i ftuar institucionet e Unionit të raportojnë rregullisht për progresin e vendit në procesin eurointegrues, duke i përfshirë edhe çështjet e lartpërmendura, këshilli mbetet i përfshirë në këtë çështje dhe do të kthehet në të njëjtën para verës”- citohet në paragrafin e katërt dhe të fundit nga propozim­konkluzioni i Këshillit të BE­-së për Maqedoninë.

Në momentin e fundit janë të mundshme edhe plotësimet e këtyre propozim­përfundimeve dhe në mbledhjen e nesërme të ministrave për Punë të Jashtme të vendeve të BE­së, për shkak të iniciativës së Greqisë, Gjermanisë, Qipros dhe Bullgarisë për ndërmjetësim të retorikës më të ashpër.

Megjithatë, 15 vendet anëtare të BE­së dhe institucionet e Unionit në Bruksel qëndrojnë fuqishëm në qëndrimin se nevojitet të mos ashpërsohet retorika dhe për atë konsiderohet se propozim­përfundimet e lartpërmendura të Shërbimit evropian për punë të jashtme të Mogerinit është më se e besueshme se si të tilla do të kalojnë.