Home Lajme Këshilltarët e RDK-së nuk e njohin pushtetin lokal në Gostivar

Dega e RDK-së në Gostivar reagon ashpër ndaj komunikatës hileqare të Komunës së Gostivarit për gjoja votim kundër për lirim nga pagesa për objekt administrativ dhe afarist të ndërtuar pa leje nga ana e Muftinisë së Gostivarit.

“Publiku i gjërë në përgjithësi është i njoftuar se këshilltarët e RDK-së nuk e njohin këtë pushtet lokal jolegjitim, dhe për këtë arsye këshilltarët e RDK-së deri më tani, për dy vite radhazi nuk shprehen as me pro, as kundër dhe as të përmbajtur për asnjë pike të rendit të ditës. Me një fjalë, këshiltarët e RDK-së nuk e njohin aspak këtë pushtet jolegjitim lokal, dhe për këtë arsye nuk shprehin asnjë qëndrim për asnjë pikë të rendit të ditës, dhe do të vazhdojn edhe në të ardhmen mos të shprehin asnjë qëndrim ndaj këtij pushteti jolegjitim. Fakti se jeni hileqarë jo vetëm që e keni vërtetuar për të satën herrë me radhë, por këtë e vërtetoni edhe me këtë komunikatë duke atribuar pozicione inekzistente përfaqësimi dhe gjeneralizim partiak për mendime individuale. Kjo sjellje hileqarësh shumë shpejt do të ju dalin në sipërfaqe dhe atëherë do të shihet shumë qartë se kush në të vërtetë jeni”, theksohet në reagimin e RDK.

Sipas saj, përderisa Komuna e Gostivarit “kujdeset” aq shumë për Islamin në Komunën e Gostivarit, atëherë dega e RDK-së në Gostivar kërkon nga Komuna e Gostivarit që të prononcohet gjithashtu për 10 mijë metër katror të ndarë për ndërtimin e manastirit ortodoks në paralagje të Gostivarit.
“Kërkojmë nga Komuna e Gostivarit ti sqaroj pupollatës muslimane në Gostivar se kush ua ka ndarë këtë tokë të madhe prej 10 mijë metër katrorë kishës ortodokse maqedonase, kush ndërtoj rrugën, rrymën dhe ujin për këtë objekt grandioz kishtar, në paralagje të Gostivarit? Në të njëjtën kohë, Komuna e Gostivarit do të duhet t’ju japi përgjigje popullatës së gjërë deri ku janëpunët me ndërtimin e kryqit të madh në fshatin Zdunjë, me qëllim që popullata të dijë saktësisht sesa në të vërtetë kjo komunë është e sinqertë për kujdesin ndaj Islamit në territorin e Komunës së Gostivarit, ndërsa të tjerët nuk janë?!”, theksoi RDK. (INA)