Kështu duket harta e Kosovës me fitoren e Vetëvendosjes
Harta e Kosovës ka marrë ngjyrën e kuqe me fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje, në faqen e KQZ-së që po vazhdon numërimi i votave.
KQZ ka numëruar tashmë 98.65% të votave. Lëvizja Vetëvendosje po prin e para me 48.12% të votave. Ndërkohë e dyta është PDK me 17.30% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.14% të votave.
Aktualisht AAK ka 7.42% të votave, ndërsa NISMA ka 2.59% të votave, pamjaftueshëm për ta kaluar pragun.
Ndërsa, harta duket kështu: