Këta janë personat e arrestuar në Telekomin e Kosovës
Pak më parë është raportuar për arrestimin e disa zyrtarëve të lartë të Post Telekomit të Kosovës.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se të arrestuarit janë Armend Osaj dhe Trim Musliu.
Sipas burimeve, arrestimet e tyre lidhen me nënshkrimin e disa kontratave, me shuma të larta parash.
Tutje, IndeksOnline mëson se pritet të ketë edhe arrestime tjera në Telekomin e Kosovës.