Home Lajme BOTË Kili – Telenovelat turke vendimtare në emrat e të porsalindurve

Familjet kiliane, të frymëzuara nga serialet televizive turke shumë të ndjekura në këtë vend latin, kanë nisur t’u vendosin foshnjave të tyre emra turq si Elif, Nilufer dhe Ibrahim.

Gjatë viteve të fundit, telenovelat turke kanë fituar simpati të madhe në vendet e tjera të Amerikës Latine dhe sidomos në Kili.

Në sajë të serialeve turke, të cilat transmetohen në televizionet kombëtare dhe regjistrojnë përqindje shumë të larta shikueshmërie, kilianët tashmë po u vendosin emra turq të porsalindurve të tyre.

Emrat e personazheve të telenovelave turke kanë qenë ndër më të preferuarit, veçanërisht për bebet e lindura në vitin 2016.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile në Kili, shuma vajzave të lindura në 2016-n janë quajtur Elif, emër ky që ka lënë pas disa nga ata më tradicionalët në Amerikën Latine si Loreta dhe Veronika.

Telenovelat turke, të cilat po ndiqen me shumë interes anembanë botës gjatë viteve të fundit, në Kili renditen mes produksioneve me shikueshmërinë më të lartë.

KULTURË

0 2517

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...