Home Lajme BOTË Kina po kryen “gjenocid të vazhdueshëm” kundër ujgurëve etnikë musliman

Qeveria kineze është duke kryer “gjenocid të vazhdueshëm” kundër ujgurëve etnikë, në kundërshtim me Konventën për Gjenocid të Kombeve të Bashkuara, është thënë raportin e Institutit Newlines për Strategji dhe Politika.

Në raportin e publikuar më 9 mars është bërë një analizë e pavarur për përgjegjësitë shtetërore të Kinës, duke gjetur se politikat e Pekinit ndaj popullsisë ujgure kanë shkelur “secilin akt” të Konventës për Gjenocid. Kina është përballur tashmë me kritika për vendosje të 1 milion ujgurëve dhe anëtarëve të grupeve të tjera etnike myslimane nëpër kampe të përqendrimit në provincën Ksinjiang.

Pekini, në anën tjetër deklaron se kinse këto kampe janë qendra trajnime, të nevojshme për të luftuar terrorizmin separatist dhe ekstremizmin.