Home Lajme KOSOVË Kjo është “Ftesa 5 pikëshe” e LDK-së për Lëvizjen Vetëvendosje

Kjo është “Ftesa 5 pikëshe” e LDK-së për Lëvizjen Vetëvendosje

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka publikuar ftesën pesë pikëshe për Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai përmes një postimi në Facebook i ka publikuar këto pika, pak minuta pasi Isa Mustafa në një konferencë me media, tha se ata janë të gatshëm si LDK që ta votojnë edhe Albin Kurtin si kryeministër, por që do të mbesin në opozitë.

Njoftimi i plotë i Abdixhikut:
Ftesë 5 pikëshe për LVV-në:

Siq është dakorduar tashmë, përgjegjësitë ministrore ndahen proporcionalisht në mes të dy partnerëve qeverisës.

Kryeministri dhe një zëvendëskryeministër i Qeverisë i takojnë LVV-së.

Kryeparlamentari dhe një zëvendëskryeministër i takon LDK-së. Nënkryetarët e Kuvendit ndahen sipas rregullimit Kushtetues.

Ditën që zgjidhet Presidenti i propozuar nga LDK, një ministri e udhëhequr nga LDK i kalon LVV-së, për të bërë proporcionin qeverisës 6 me 4 në favor të kësaj të fundit.

Nëse LVV, nuk është gati për propozimin e LDK-së, dhe e sheh LDK-në si pengesë, LDK është e gatshme të heqë dorë nga të gjitha kërkesat për përgjegjësi, dhe të gjitha pozitat tua lë LVV-së. Pra LDK, do të votojë pa asnjë kusht, me 28 deputetët e saj, Qeverinë e LVV-së pa LDK-në në të. U japim edhe Kryeministrin, edhe Kryeparlamentarin edhe të 10 ministritë.

KULTURË

0 3000

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...