Home Lajme KOSOVË KMDLNj:Ipeshkvia e Kosovës të distancohet nga fjalori përçarës i Don Shan Zefit...

KMDLNj:Ipeshkvia e Kosovës të distancohet nga fjalori përçarës i Don Shan Zefit ftonë Prokurorinë e Shtetit të nisë hetimet për nxitje të urrejtjes

Reagim i KMDLNj – së:
DON SHAN ZEFI ME FJALORIN QË PO E PËRDORË PO NXITË URREJTJE DHE INTOLERANCË FETARE !
Kancelari i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Shan ( Shahin ) Zefi, me prononcimet në media, elektronike dhe të shkruara jo rrallë herë shkakton konfuzion sikur që edhe del jashtë mandatit të përcaktuar si shërbyes i Zotit, në shërbim të njerëzve, pa bërë asnjë dallim. Në prononcimin e tij në TV Dukagjini, pa pasur fare nevojë e hapë një temë, tashmë të mbyllur, përkatësisht për vdekjen e ish – presidentit Ibrahim Rugova duke deklaruara se ai, Rugova pra, nuk ka vdekur si mysliman por se shpirti i tij kaq qenë katolik dhe se ka pasur simpati dhe i përketë kulturës katolike. Pastaj, në të njëjtën intevistë deklaron se Vatikani nuk e njeh pavarësinë e Kosovës për faktin se e konsideron si vend mysliman….dhe të tjera deklarata që janë në kundërshtim të plotë, edhe me mësimet e fesë sikur edhe me Ligjin për të Drejtat dhe Liritë Fetare.
Kosova, si vend ku bashkëjetojnë shumë besime dhe bindje fetare, së paku deri më tani nuk ka pasur probleme me këtë diversitet besimesh, madje, ka demonstruar një tolerancë të admirueshme dhe ka shërbyer si shembull në rajon. Përkundër faktit se besimtarët mysliman përbëjnë mbi 90% të besimtarëve në Kosovë, Ligji për të Drejtat dhe Liritë Fetare i trajton në mënyrë të barabartë të gjitha besimet , pa bërë asnjë dallim apo diskriminim në këtë drejtim.
E drejta e besimit dhe praktikimit të fesë, sipas bindjes dhe në bazë të vullnetit të shprehur të individid, në Kosovë është e përcaktuar dhe mbrohet me Ligj, nga çdo diskriminim i mundshëm, si vlerë por edhe si njëra ndër të drejtat elementare të njeriut. Në Kosovë nuk ka raste që dikujt i ndalohet praktikimi i fesë apo se përndiqet për shkak të bindjeve fetare apo praktikimit të lirë të fesë përjashtuar rastet kur besimi dhe praktikimi i fesë keqpërdoret për qëllime politike dhe kur dëmton intereset e bashkësive tjera fetare që mbrohen me ligj.
Fjalori i Don Shan Zefit është qëllimkeq, përjashtuese dhe provokon intolerancën fetare dhe për KMDLNj –në është shqetësues fakti se Ipeshkvia e Kosovës nuk distancohet nga ky diskurs i dëmshëm e që, në fund të fundit është edhe kundër intereeave të vet komunitetit fetar që i përket edhe nxitësi i intolerancës fetare, Don Shan Zefi. Ndonëse besimi dhe praktikimi i fesë janë krejtësisht të natyrës shpirtërore dhe gjithashtu çështje private e individuale , dhënia e publicitetit kësaj interviste por edhe i disa veprimeve të mëparshme hapë tema të rrezikshme që , përmes keqpërdorimit të bindjeve fetare të personave të papërgjegjshëm si puna e Don Shan Zefit, ndikon drejtpërdrejtë edhe në raportet , deri tani shumë të mira midis njerëzve të besimeve të ndryshme.
KMDLNj e shtronë një pyetje publike dhe logjike; çfarë rëndësie ka fakti se me çfarë bindje fetare dhe cilit besim i ka takuar Ibrahim Rugova kur ai një kohë të gjatë nuk është në mesin e të gjallëve?! Pastaj, nëse Vatikani nuk po e njofka pavarësinë e Kosovës për faktin se e llogaritë si vend mysliman a nënkupton kjo se Vatikani duhet ta tërheq njohjen e Malajzisë, Indonezisë apo shteteve tjera me shumicë myslimane ?!
KMDLNj pret nga Ipeshkvia e Kosovës të distancohet nga fjalori nënçmues , fyes dhe përçarës i Don Shan Zefit sikur që ftonë Prokurorinë e Shtetit të nisë hetimet për nxitje të mosdurimit dhe urrejtjes në baza fetare të Don Shan Zefit aq më parë që këto deklarata janë të shprehura në njërin ndër televizionet më të shikuara në Kosovë, TV – Dukagjini.
KMDLNj e përkujton opinionin se pikërisht një intervistë e dhënë në Klan Kosova e që ishte konsideruar si thirrje për rezistencë ( pa asnjë bazë e që e ka vërtetuar edhe Gjykata me një vendim përfundimtar lirues ) i ka kushtuar Fuad Ramiqit disa muaj paraburgim dhe burg prandaj, sidomos para drejtësisë , përdorimi i standardeve të dyfishta është i palejuar dhe i patolerueshëm.
Nuk është hera e parë që feja po keqpërdoret dhe po kalohet pa një reagim , si shoqërorë ashtu edhe ligjor. Jo shumë moti ishte keqpërdorur një ceremoni krejtësisht private dhe shpirtërore; konvertimi i disa besimtarëve myslimanë në katolikë ishte bërë gjatë Meshës së Kërshëndellave dhe me një publicitet të palejueshëm medial dhe për këtë , i vetmi reagim publik ishte ai i Berat Buzhalës në ndërkohë që Ipeshkvia e Kosovës i futi veshët në lesh e që, në një mënyrë po inkurajon deklaratat e papërgjegjshme si këto të Don Shan Zefit ! KMDLNj pret që Prokuroria e Shtetit të reagojë në përputhje me mandatin që e ka në mënyrë që të parandalojë veprimet e ngjashme në të ardhmën!
Të drejtat e besimit dhe e praktikimit të fesë janë të drejta të njeriut dhe sipas parimit të universalitetit janë të pandashme dhe, si të tilla duhet të respektohen dhe të mbrohen, pa bërë asnjë dallim!

30 dhjetor 2019-12-30

KULTURË

0 2922

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...