Home Lajme KOSOVË KOALICIONI QEVERITAR NUK I PËRJASHTON ZGJEDHJET E PARAKOHSHME


Kryeministri Isa Mustafa për herë të parë e ka përmendur mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme nëse Marrëveshja për Demarkacionin nuk kalon në Kuvend. Edhe shefi i partisë më të madhe në vend, Kadri Veseli, thotë se koalicioni mund të rrëzohet nëse nuk ka vendimmarrje. Ndërsa partitë opozitare e mirëpresin gatishmërinë e shefit të Qeverisë për zgjedhje.Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka përmendur për herë të parë mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakohshme nëse Marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi nuk kalon në Kuvend.I pari i Qeverisë kërkesave të opozitës për zgjedhje të parakohshme vazhdimisht i është përgjigjur negativisht deri më tani, duke ia përmendur afatin e rregullt zgjedhor, në qershor 2018.Por dështimi i njëpasnjëshëm i kalimit të Demarkacionit në Kuvend, si rezultat edhe i izolimi të vendit nga Bashkimi Evropian,si duket ia ka ndërruar mendjen shefit të Qeverisë sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve,Kurse në këtë kontest edhe vizitat e shpeshtuara në qytetet të Kosovës takimet me elektoratin,biznese të ndryshme por edhe me qyteteve japin sinjalin se Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

KULTURË

0 554

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...