Home Lajme KOSOVË Kocijancic: Raporti i sotëm, vetëm hapi i parë

Raporti i publikuar sot është vetëm hapi i parë në trajtimin e akuzave për korrupsion ndaj misionit evropian për sundim të ligjit, EULEX, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini.

“Është e rëndësishme të thuhet se raporti që është përgatitur nga eksperti i pavarur ligjor, profesor Jean Paul Jacquet, është vetëm njëra nga masat e ndërmarra. Hetimi gjyqësor për akuzat është ende duke u zhvilluar dhe ne natyrisht shpresojmë që ky hetim të përfundojë sa më shpejt që është e mundur”.

“Raporti i profesorit Jacquet merret me implementimin e mandatit të EULEX-it kur bëhet fjalë për trajtimin e akuzave për korrupsion dhe akuzat e fundit nëse flasim në përgjithësi. Këtë raport tash, Shërbimet e Veprimeve të Jashtme (EAS) janë duke e studiuar. Në të janë 21 rekomandime që duhet të shihen më tutje. Nga ky raport mund të mësojmë shumë dhe për këtë arsye ne po i marrim shumë seriozisht rekomandimet e bëra në të”, ka thënë Kocijancic në Bruksel, raporton REL.

Sipas saj, është ende herët të flitet për hapat e mëtejmë dhe se përmbajtja e raportit nuk po shihet si lehtësim për Brukselin.

“Se çfarë do të bëjmë saktë është ende të herët të thuhet. Nuk do të flisja për ngushëllim (lehtësim), por si një hap para në sqarimin e këtyre akuzave dhe të sigurohemi që misioni është në gjendje që të merret si duhet me çfarëdo që duhet bërë për të përmirësuar sundimin e ligjit në Kosovë”, ka thënë Maja Kocijancic.

 

KULTURË

0 2770

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...