Home Lajme KOSOVË Kolona të mëdha në Kufi, Autoritetet Maqedonase Paralajmërojnë

Hapja e kufirit Kosovë-Maqedoni e Veriut pa pasur nevojë për dëshmi me testin PCR ka shkaktuar kolona të mëdha dhe fluks të madh të kosovarëve drejt Maqedonisë së Veriut.Një gjë e tillë ka shkaktuar shqetësim tek autoritetet maqedonase sipas të cilave një fluks i tillë paraqet rrezik për qytetarët e të dyja vendeve.Përmes një shkrimi në Facebook, zëvendësministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Ilir Hasani, ka bërë thirrje që lëvizjet nga Kosova drejt Maqedonisë Veriore dhe anasjelltas të bëhen vetëm për nevoja të domosdoshme sidomos ditëve në vijim.Hasani tha se pamjet me kolonat e gjata që sot u paraqitën nëpër vendkalimet kufitare, paraqesin shqetësim dhe rrezik për shëndetin e qytetarëve ne të dyja anët e kufirit.Ai ka bërë thirrje gjithashtu që të kalohet kufiri vetëm për nevoja të domosdoshme, veçmas në ditët e ardhshme.“Apeloj dhe ju lus, që të jeni të permbajtur dhe të kaloni kufirin vetëm për nevoja tuaja të domosdoshme, e sidomos në ditët e ardhëshme. Lëvizja e lirë e qytetarëve është shumë e rëndësishme, por jo më e rëndësishme se shëndeti jonë. Gjithçka varet nga ne”, ka shkruar Hasani.

KULTURË

0 56

Solistja Profesoresha Rejhan Kodrazi, në Violin Profesor Rahmi Ymeri dhe Piano Eda Vllaço Shkolla e Muzikës Prizren