Home Lajme KOSOVË Kompania që bën transportin e parave njofton detajet e djegies së automjetit...

Rtv Besa ka raportuar sot për djegien e një furgoni që bartë paratë në autostradën “Ibrahim Rugova”. Mjeti transportues ka qenë i kompanisë “Besa Security”.

Në njoftimin e dhënë për Indeksonline, kompania bën të ditur se përveç dëmtimit të mjetit transportues, nuk ka patur ndonjë dëm njerëzor apo material.

“Sot para pak kohësh, në autostradën Ibrahim Rugova, si pasojë e një defekti në motor të veturës së Transportit të Parave të Gatshme, është kapluar vetura në zjarr. Përveç dameve kolaterale të veturës, ekipi i Transportit të Parave të Gatshme janë të gjithë shëndosh e mirë
dhe nuk ka asnjë dëmtim të parave të gatshme” thuhet në njoftimin e kompanisë kosovare.