Home Lajme Kompanisë ABI nga Prizreni jipet çmimi “Punëdhënësi i Vitit 2019” nga Oda...

Kompanisë ABI nga Prizreni jipet çmimi “Punëdhënësi i Vitit 2019” nga Oda Ekonomike e Kosovës.

ABI Sh.P.K. me rritjen e vazhdueshme, investimet strategjike, ka ndikuar konkretisht në ekonominë e Kosovës me zbutjen e papunësisë dhe krijimin e vazhdueshëm të vendeve të reja të punës në treg.
“ABI” Sh.P.K. me pronarët/vëllezërit Adnan , Bari dhe Irfan Fusha , është themeluar më 28.11.1988 dhe ka mbi 700 të punësuar , që nga viti 1988 kompania ABI është angazhuar në krijimin e vendeve të reja të punës .

Kompania “ABI” Sh.P.K. 3 vite me radhë ishte fituesi i çmimit “Tatimpaguesi i Vitit 2016-2018“ dhe sonte në Gala Mbrëmje të organizuar nga Oda Ekonomike të Kosovës u dekorua edhe me Çmimin “Punëdhënësi i vitit 2019” duke u bazuar në faktorët që ndikojnë në numrin e madh të krijimit të vendeve të punës dhe vlerësimeve nga raportet e institucioneve të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare .

Angazhimi i vazhdueshëm, përkushtimi dhe energjia rreth investimeve të vazhdueshme është tregues kyç i suksesit të qëndrueshëm.

“ABI” Sh.P.K.do të vazhdoj të kontribuoi në forma të ndryshme drejt rritjes dhe zhvillimit të ekonomisë vendore.Me këtë rast Kompanisë ABI nga Prizreni jipet çmimi “Punëdhënësi i Vitit 2019” nga Oda Ekonomike e Kosovës nga Presidenti Hashim Thaqi dhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi.