Home Lajme KOSOVË Komuna e Prizrenit furnizon 120 fermerë me makina mjelëse(VIDEO)

Komuna e Prizrenit furnizon 120 fermerë me makina mjelëse

Në kuadër të subvencioneve të Komunës së Prizrenit sot, kanë përfituar 120 fermerë makina mjelëse për lopë. Kryetari i Komunës Mytaher Haskuka tha “Ndihma ndaj bujqësisë ishte prioritet i ynë. Prandaj, ne vazhdojmë të ndihmojmë fermerët, sepse bujqësia është edhe, një metodë për punësim më shumë të qytetarëve”
Kurse, drejtori i Bujqësisë Egzon Elshani, tha se sot, përfitojnë 120 fermerë, aq janë paraqitur dhe të githë kanë përfituar nga subvencioni i komunës tonë. Vlera e këtij subvencioni është 21,470 euro.
Njëri nga përfituesit e kësaj makine Haziz Kukaj nga Korisha, tha se “Jemi të kënaqur me subvencionet që na kanë ndihmuar komuna e Prizrenit dhe kjo, po na ndihmon ekonominë familjare”

KULTURË

0 3000

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...