Home Lajme KOSOVË KOMUNA E PRIZRENIT HARXHON MË SHUMË PËR DREKA SE SA PËR TË...

 

Në Raportin e Auditorit të Përgjithshëm për pasqyrat financiare të Komunës së Prizrenit për vitin e përfunduar 2014 del se kjo komunë për vitin 2014 ka harxhuar 111.878€ për drera zyrtare.

Më poshtë mund të lexoni të plotë pjesën e Raportit të Auditorit në lidhje me shpenzimet e drekave zyrtare:

 

Çështja 19 – Shpenzime të larta për dreka zyrtare – Prioritet i Mesëm

E gjetura

Edhe gjatë vitit 2014 shpenzimet për dreka zyrtare kanë qenë 111,878€, apo mesatarisht mbi 400€ për çdo ditë pune. Ne kemi testuar dy pagesa njëra në shumë prej 14,000€ dhe tjera në shumë 10,000€. Këto pagesa të bëra në vitin 2014 i takonin muajit shtator 2013. Dëshmitë për këto pagesa nuk përmbanin ndonjë agjendë të qartë të organizimit dhe personat që do të marrin pjesë. Shpenzimet për dreka zyrtare gjatë vitit 2014 ishin më të larta se shpenzimet për subvencione për të sëmurë që nuk kanë mundësi t’i mbulojnë shpenzimet e shërimit brenda apo jashtë vendit.

Rreziku

Shpenzimet për dreka zyrtare pa arsyetim të qartë të organizimit, shton rrezikun që Komuna të paguajë për aktivitete që nuk përkojnë me objektivat e komunës dhe fondet publike të shpenzohen në mënyrë jo racionale.

Rekomandimi 19

Kryetari i komunës duhet t’i forcojë kontrollet me rastin e shpenzimeve për dreka zyrtare. Të gjitha shpenzimet për dreka zyrtare duhet të jenë në funksion të mirëfilltë të përfaqësimit dhe shërbejnë për arritjen e objektivave të komunës. Kryetari duhet ta inicojë hartimin e një procedure e cila përcakton limitet e lejuara dhe rregullat me rastin e shpenzimeve për dreka zyrtare.

KULTURË

0 2733

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...