Home Lajme KOSOVË Komuna e Prizrenit organizon dëgjime publike lidhur me Kornizën Afatmesme Buxhetore 2022-2024.

Gjatë këtyre katër dëgjimeve publike, do të merren propozimet dhe kërkesat e qytetarëve lidhur me projektet dhe shërbimet komunale.

Në këto dëgjime ftohen:

Ø Përfaqësuesit e Kuvendit të Komunës së Prizrenit,

Ø Qytetarët,

Ø Organizatat Ndërkombëtare,

Ø Përfaqësuesit e OJQ-ve të Komunës së Prizrenit,

Ø Përfaqësuesit e shoqatave të bizneseve të Komunës së Prizrenit,

Ø Mediat lokale të Komunës së Prizrenit.

Për shkak të situatës pandemike, pjesëmarrja në këto takime do të jetë e kufizuar sipas distancës dhe hapësirës në sallë, si dhe rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Për të mundësuar sa më shumë pjesëmarrje dhe gjithëpërfshirje, Komuna e Prizrenit këto dëgjime publike do t’i organizojë edhe në formën “online” përmes aplikacionit ZOOM.

Informacionet më të hollësishme në lidhje me dëgjimet publike dhe linqet për pjesëmarrje nëpërmjet platformës ZOOM mund të gjeni në: https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2021/04/Degjime-publike-KAB.pdf?fbclid=IwAR1qIPqRvQYW31bymfful0ToXSZaKKCJuwkO9FwphFRCKpaT7TRE-zaHTY4

Agjendën e dëgjimeve mund të gjeni në fotografinë e bashkëngjitur: