Home Lajme Komuna e Prizrenit pranon kërkesat dhe sugjerimet e qytetarëve për buxhetin e...

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit që nga data 17 gusht 2020 është hapur thirrja për pranim të kërkesave dhe sugjerimeve për projektet kapitale që do të realizohen në vitin 2021.

Ndryshe nga vitet e kaluara, kur Komuna e Prizrenit ka organizuar dëgjime publike, këtë vit për shkak të situatës së krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19 dhe rekomandimeve të IKSHPK-së, Komuna e Prizrenit kërkesat dhe sugjerimet për buxhetin e vitit të ardhshëm do t’i në mënyrë elektronike përmes:

Ø E-mail adresës së Drejtorisë së Financave kkprizren.def@rks-gov.net
Ø Platformës Dixhitale https://platformadigjitale.com/Prizreni/
Ø Ueb-faqes së Komunës https://kk.rks-gov.net/prizren/raporto-problemin/
Ø Qendrës së Thirrjeve “Alo Komuna” në Whatsapp dhe Viber në numrin +383 45 119 200

Kërkesat në e-mail adresën e DF-së mund të dërgohen duke shkarkuar dhe plotësuar formularin: https://kk.rks-gov.net/…/Formulari-per-kerkesa-te-qytetarev…

Ndërkaq këtu mund të gjeni tabelën me kufijtë buxhetorë të Komunës së Prizrenit, për të gjitha kategoritë e shpenzimeve për vitin 2021: https://kk.rks-gov.net/…/08/Buxheti-Komunes-Prizreni-2021.x….

Kërkesat e pranuara në bazë të prioriteteve të Komunës do të përfshihen në buxhetin e vitit 2021!

Qytetarët të cilët nuk kanë mundësi të paraqesin kërkesat e tyre në mënyre elektronike, mund të paraqesin fizikisht tek drejtoritë komunale duke plotësuar formularin e lartpërmendur.

Afati për dorëzim të kërkesave/sugjerimeve është 28 Gusht 2020!