Home Lajme KOSOVË Konfirmon Bashkësia Islame nuk ka haxh sivjet për kosovarët

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se për shkak të përhapjes së pandemisë COVID-19 dhe rrezikut që ky virus bartë në vete, Ministria Saudite e Haxhit dhe Umres, ka marr vendim për anulimin e Haxhit për vitin 2020, raporton Rtv Besa.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, BIK’u ka bërë me dije se autoritetet saudite kanë vendosur që Haxhi këtë vit të kryhet vetëm nga personat brenda territorit të Arabisë Saudite.

“Duke nisur nga ky njoftim, Bashkësia Islame e Kosovës, me keqardhje njofton të gjithë qytetarët e Kosovës se Drejtoria e Haxhit, nuk do të kryej asnjë procedurë në lidhje me kryerjen e Haxhit për këtë vit, duke respektuar vendimin e Ministrisë Saudite të Haxhit dhe Umres”, thuhet në njoftim.

KULTURË

0 56

Solistja Profesoresha Rejhan Kodrazi, në Violin Profesor Rahmi Ymeri dhe Piano Eda Vllaço Shkolla e Muzikës Prizren