Home Lajme KOSOVË Konjufca: Mytaher Haskuka është një ndër kryetarët më të pakorruptuar në Kosovë

Anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në emisionin Pressing të T7, ka folur për kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukën.Konjufca tha se Haskuka është një ndër kryetarët e komunave më të pakorruptuar në Kosovë.“Unë mendoj që në Prizren, Mytaher Haskuka, konsideroj se është njëri ndër kryetarët më të pakorruptuar komunal. Unë siguroj që ju nuk mund t’i gjeni asnjë aferë korrupsioni atij”, është shprehur Konjufca.