Home Lajme KOSOVË KOSOVA DUHET TË LËVIZ PREJ KOMPLEKSEVE TË IMAZHIT

Kryetari i Komunës së Prishtinës dhe njëherit edhe anëtarë i Lëvizjes Vetëvendosje!, Shpend Ahmeti, nëpërmjet profilit të tij në rrjetet sociale ka komentuar në lidhje me deklaratën e znj.Jahjaga dhënë ZDF-së gjermane dhe reagimet e shumta që pasuan nga portalet, mediat dhe politikanë kosovar. Më poshtë mund ta lexoni komentin e plotë të Shpend Ahmetit:

Edhe sot, më shumë po diskutohet për faktin se si na “bani me u duk” presidentja se sa për problemin real të largimit të rinisë, temë për të cilën është ftuar.

Kosova ështê pranuesja më e madhe e ndihmave evropiane për kokë banori, pra nuk ka shtet tjetër që ka pranuar më shumë. Mirëpo, fakt më i madh është që pjesa më e madhe e këtyre parave është kthyer prapa sepse ka qenë asistencë teknike. Pra nga ato tre miliardë, nje pjesë e vogël ka shkuar në qeraja, restorante e staf lokal, e pjesa më e madhe në rroga të konsulentëve.

Edhe sot, EULEX kushton 1 milion euro në ditë, e ajo numërohet si ndihmë për Kosovën, por pjesa më e madhe e milionshit shkon për gjykatësit ndërkombëtarë. E tash, prej vitit 2008 i bjen gati 8 vite EULEX, ose rreth 2 MILIARDË euro “ndihmë” për Kosovën. Në fakt pjesa më e madhe për gjykatêsit e huaj.
Pyetja e gazetarit është shumë e saktë. Vetëm për EULEXin, 2 miliardë euro në tetë vitet e fundit edhe rinia e Kosovës ende po ik për Gjërmani. A thua pse?

Por këtë pyetje, ZDF duhet me ja shtru qeverisë së Gjërmanisë. Pse qeveria gjërmane pas gjithë këtyre parave nuk e pranon që duhet qasje tjetër në Kosovë. Jo më me EULEXa por me fuqizim të gjyqësorit vendor, jo më me asistencë teknike por me investime ne industri e prodhim, jo më me përkrahje të politikanëve servil por të atyre që do të luftojnë korrupcionin.

Duke menduar për imazhin se si ështe duk presidentja, po vazhdojme me korrupcion, papunësi e varfëri.

KULTURË

0 2900

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...