Home Lajme KOSOVË Kosova është model për tolerancën dhe bashkëjetesën në mbarë botën

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës së Botës Muslimane, Muhamed bin Abdulkerim Al-Isa.

Në një njoftim nga Presidenca e Kosovës thuhet se gjatë këtij takimi Thaçi ka falënderuar sekretarin Muhamed bin Abdulkerim Al-Isa për vizitën dhe për mbështetjen që Arabia Saudite i ka dhënë Kosovës.

“Duke marrë parasysh ndikimin e veçantë që shteti saudit ka tek shtetet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), organizatë kjo që ka në radhët e saj 57 shtete anëtare, Republika e Kosovës ju është shumë mirënjohëse për përpjekjet e vazhdueshme të lobimit tuaj për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtetet anëtare të OBI-it, që ende nuk e kanë bërë këtë”, ka thënë presidenti i Kosovës.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Ligës së Botës Muslimane, Muhamed bin Abdulkerim Al-Isa, është shprehur se kauza e Kosovës për pavarësi ka qenë e drejtë dhe se “është turpëruese që disa shtete islamike nuk e kanë njohur Kosovën”, gjë që, sipas tij, ndikon edhe tek shtete të tjera në gjithë botën.

“Kosova është model për tolerancën, bashkëjetesën dhe mirëkuptimin në mbarë botën, vlera këto të kultivuara nga OBI dhe të cilat gjithsesi do të ndikojnë në njohjen e Kosovës nga shtetet anëtare të mbetura të kësaj organizate”, ka thënë Karim Al-Issa.

KULTURË

0 2514

Xamia Tur-u Sina në Etiopi, e cila prej më shumë se gjysmë shekulli ka arritur të ekzistojë që është e ndërtuar prej kashte,...